Krimi makabër në Gjermani/ I vrau 2 fëmijët e mitur, nëna del nga koma dhe jep deklaratën për bashkëshortin

Dy fëmijë u qëlluan për vdekje nga babai i tyre në Hamburg të Gjermanisë disa ditë më parë. Ajo u qëllua me armë zjarri nga burri i saj dhe pas daljes nga koma ka dhënë deklaratën.

‘Marrja në pyetje ishte e shkurtër dhe do të vazhdojë’, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck. Fillimisht ajo nuk dha asnjë informacion për përmbajtjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të dhjetorit të 2021, në Glinde pranë Hamburgut në Schlesëig-Holstein. Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë.

Sipas provave të hetimit mjeko-ligjor, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë.

/Burimi: bild.de/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *