Një ngjarje e rëndë tronditi vendin, ku një 44-vjeçare vrau vjehrrën e saj duke e qëlluar me thikë. Debatet agravuan deri sa nusja mori thikën dhe e goditi vjehrrën fillimisht në fyt. Më pas ajo e ka qëlluar dhe dy herë të tjera me thikë në bark e kraharor. Krimi ka ndodhur gjatë natës në fshatin Burrim, Dibër. Blutë e qytetit kanë vënë në pranga 44-vjeçaren Miranda Markja, e cila ka qëlluar për vdekje 74-vjeçaren Nazmie Markja. Krimi makabër ka ndodhur në banesën e tyre në zonën e Maqellarës, ku viktima dhe autorja jetonin së bashku.
Gruaja ka pranuar para uniformave blu vrasjen, ndërsa si shpjegim ka dhënë debatet e vazhdueshme që çuan deri në konfliktin e fundit. 44-vjeçarja dhe vjehrra 74 vjeçe jetonin vetëm në shtëpi, pasi bashkëshorti dhe dy djemtë e autores jetonin jashtë vendit. Banorët thonë se kanë shkuar për ngushëllim që prej ditës së djeshme kur iu erdhi lajmi për vdekjen e 74-vjeçares, por nuk e kanë ditur arsyen e vërtetë. Ata shprehen se e kanë marrë vesh nga të afërmit dhe televizori.
I afërmi i tyre, Rushit Marke tregon për “Report TV” se nusja ishte me probleme mendore, dhe se prej kohësh kishte konflikte me vjehrrën. Ai thotë se ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 ditën e djeshme, dhe është zbuluar pasi shkoi në shtëpi djali i viktimës, i cili shiste në një treg.
“Gruaja ka qenë me probleme mendore që prej 10 vitesh, unë i kam kushërinj. Ngjarjen e ata e kanë mbajtur të fshehur. Ajo ka bërtitur vjehrra, ka qenë njeri shumë i mirë, njeri i përsosur. Nusja me djalin kanë patur katër fëmijë, burri ka qenë duke shitur, shet në rrugë, dhe e ka lajmëruar nusja burrin që kam hajde se kam vrarë nënën. Nusja dhe vjehrra kanë patur gjithë kohën konflikte me njëra-tjetrën”, thotë ai.