Krimi në familje trondit vendin, 4 viktima në 17 orë

Teksa po mbyllet një muaj tepër problematik, duket se ngjarjet e nuk po ndalojnë së ndodhuri. Në 24-orët e fundit u regjistruan dy ngjarje shumë të rënda me bilanc 4 të vrarë brutalisht me armë.

Gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku Besnik Pjetri ka qëlluar për vdekje vjehrrin e tij Pjetër Përjakun dhe kunatin Gent Përjaku. Dyshohet se shkak vrasjes së dyfishtë është bërë konflikti pas divorcit të autorit me bashkëshorten, pasi ai nuk ka qenë dakord për këtë ndarje dhe vazhdimisht ka debatuar për këtë çështje. U tha se autori dhe familjarët e ish-gruas, vazhdimisht kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, për çështje ekonomike.

Pa kaluar shumë nga vrasja në Lezhë, një tjetër ngjarje kriminale tronditi vendi, pasi në një nga zonat më të populluara të Tiranës, Arsen Muskurti qëlloi vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti, duke i lënë të vdekur në vend. Arsyeja e vrasjes lidhet me një konfliktet e vazhdueshme për pronat, mes dy vëllezërve me origjinë nga Dibra.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *