Erjon Sinani, bashkëshorti i 37-vjeçares Monika Sinani që u vra me armë zjarri nga kunati i saj mëngjesin e sotëm është shprehur se autori i ngjarjes (vëllai i tij) Roland Sinani i ka kërcënuar shumë herë.
Erjon Sinani është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka rrëfyer se marëdhënia e tij me të vëllanë nuk ishte shumë e mirë. Konfliktet mes tyre kanë qenë të shpeshta.
“Jemi kërcënuar me jetë nga ai, por bashkë me Migenën, nuk i kemi dhënë shumë rëndësi”- ka rrëfyer ai.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur.