Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ I veshur me anti-plumb, maska i mbulon fytyrën! I afërmi i të ndjerës i afrohet dhe…(Video)

“Ajo ishte duke fjetur me shpinë dhe unë iu afrova dhe e godita me majën e një thike një herë në qafë. Mbaj mend që ajo u zgjua dhe filloi të bërtiste. Dhe pastaj ia mbylla gojën. Ajo arriti të më kafshojë. Pastaj nxora thikën dhe e godita përsëri në të njëjtën mënyrë. I mbylla gojën me të dyja duart sepse ajo bërtiste. Kur ajo ndaloi së bëri rezistencë dhe së bërtituri, u largova.”

Florand Shehu, 40-vjeçari shqiptar që qëlloi gruan e tij, do të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Por diçka i ka ndodhur në momentin kur po e dërgonin në gjyq, teksa dy policë grekë e kishin siguruar edhe me jelek anti-plumb.

Një nga të afërmit e gruas së tij, Anisës, i është afruar dhe i ka hequr maskën nga fytyra për ta lincuar publikisht si dënim për vrasjen e bërë. Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes, ku shqiptari direkt sapo kreu vrasjen u vetëdorëza në komisariat. Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan e e vdekur në dhomën e saj të gjumit aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë.

/Burimi: Protothema/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *