Prokuroria për të miturit në Greqi është duke u marrë me kujdestarinë e fëmijës 11-muajshe të Caroline Crouch dhe Charalambos Anagnostopoulos.
Dy opsionet për kujdestarinë e fëmijës janë të afërmit e 20-vjeçares, ose familjarët e pilotit. Sipas Newsbomb.gr prokuroria para se të marrë një vendim në lidhje me kujdestarinë e fëmijës, fillimisht duhet që të bëjë një hetim për kushtet e jetesës së të dy opsioneve. Përfundimet e hetimit do të zbulojnë se cili është ambjenti më i përshtatshëm për fëmijën që të jetojë.
32-vjeçari Babis Anagnostopulos, i cili vrau bashkëshorten disa javë më parë në Greqi, është shoqëruar sot për në zyrën e Prokurorisë.
Irritimi i qytetarëve të Greqisë dhe jo vetëm, ndaj pilotit, ka qenë aq i madh sa autoritetet e kanë konsideruar të arsyeshme që 32-vjeçari të mbante një jelek anti-plumb. Familjarët e të resë apo ndonjë person tjetër që ka akumuluar mllef ndaj tij mund ta sulmonte dhe efektivët kanë marrë masa për këto raste.