Fqinjët e 31- vjeçares Etleva Kurti e cila u ekzekutua mesditën e sotme në Kamzë në rrethana ende të paqarta nga ana e policisë. Sipas fqinjit, janë degjuar 3 krisma, ndërsa thonë se Kodra ka probleme hasmërie, pasi vëllai i saj është dënuar përjetë. Pavarësisht kësaj, fqinjët thonë se familja nuk ruhej. Ajo jetonte me nënën e vetë dhe u vra në oborrin e shtëpisë së saj.
“Kam parë një makinë kur ka kaluar ishte e zezë. Armët i dëgjuam. Ishin 3 plumba, 3 kërcitje. Ka pasur probleme hasmërie, është i dënuar me burg përjetë vëllai i gocës. Vëllezërit kanë ikur. Kjo jetonte me nënën. Nuk janë ruajtur asnjëherë,” thotë fqinji.
Etleva Kurti mbeti e vrarë ditën e sotme, pasi u qëllua me armë teksa qëndronte në oborrin e banesë së saj. 31-vjeçarja ka qenë në oborrin e banesës kur një person ka qëlluar me armë zjarri drejt saj. Autori ka ndaluar makinën dhe ka shtënë tre herë. Edhe pse është transportuar drejt spitalit të Traumës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se ajo jetonte së bashku me nënën e saj. Viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, ngjarje e ndodhur në 2018. Ky i fundit vrau një grua dhe bashkëshortin e saj.