Krimi në Kos/ Çupi: Sot konfliktet po zgjidhen me armë në brez, qytetarët nuk kanë besim tek institucionet

Deputetja e PD, Dhurata Çupi nga Kuvendi ka reaguar në lidhje me krimin e trefishtë në Klos, ku ka shprehur ngushëllimet për familjarët.

Çupi tha se uron që këto ngjarje mos të ndodhin më, ku theksoi se qytetarët nuk kanë besim tek institucionet.

Sakaq shtoi se rendi publik duhet të jenë më afër këtyre ngjarjeve.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për jetët e humbura dje në Klos. Uroj që ngjarje të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë jo vetëm në Klos por në të gjithë Shqipërinë. Por ajo që ndodhi dje në Klos është dëshmi e qartë e një fakti. Rendi publik në Shqipëri ka rënë përtokë, e mos të them është futur nën dhe. Qytetarët s’kanë asnjë besim tek institucionet ligjzbatuese, te institucionet e drejtësisë e me radhë. Në një vend aq të vogël si Klosi policia vonon për të shkuar në vendngjarje. Po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja. Sot debatet dhe konfliktet zgjidhen me armën ne brez. Qytetarët që unë përfaqësoj këtu në Parlament nuk shquhen për rekorde kriminale, por shquhen si njerëz të zgjuar e punëtorë .Por jo vetëm për fajin e tyre këto ditë janë bërë personazhe të lajmeve të kronikës së zezë”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *