Autori i krimit brenda familjes në Paskuqan mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Benz C-class.
Nga të shtënat mësohet se të vdekur kanë mbetur 2 persona dhe të plagosur 3 të tjerë. Autori, Dan Hutra është shpallur në kërkim nga policia.
Ai ka hyrë në banesën ku ndodheshin familjarët e ish-bashkëjetueses së tij, me të cilën kishte edhe një vajzë 4 muajshe, dhe ka hapur zjarr ndaj gjithë të pranishmëve.