Krimi në Vlorë/ Zbardhen emrat e viktimave, konflikti ndodhi si pasojë e …

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e sotme tragjike në Vlorë ku nipi vrau xhaxhanë e tij e më pas veten.

Bëhet fjalë për Genci Koretën 39 vjeç, banues në fshatin Mekat të Vlorës, i cili ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç dhe më pas ka qëlluar edhe veten për vdekje me të njëjtën armë.

Paraprakisht raportohet se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e konflikteve për motive pronësie që ka pasur mes nipit 39-vjeçar dhe xhaxhait të tij, por ende nuk është vërtetuar ngjarja.

Gjithashtu, mësohet se Genci Koreta vuante dhe nga depresioni si dhe trajtohej me medikamente për këtë gjë. Policia ka sekuestruar armën e gjahut me të cilën është kryer dhe krimi, ndërkohë që rrethanat nuk janë zbardhur ende.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *