Pronarët problematik të urbanit të linjës së Tiranës së Re nuk e harrojnë zakonin e vjetër të rrahjeve dhe dhunës.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kryeqytet ku shkak është bërë mbyllja e dyerve para kohëve dhe një fëmijë është lënduar. 7 vjeçari shoqërohej nga gjyshi i tij të cilin pasi i lënduan nipin, goditën edhe të moshuarin.
Pas video së publikuar nga JOQ, Priza.al ka zbuluar detajet.
Mësohet se Resmi Nika dhe vëllai i tij Miri Nika (pronarët e linjës së Vorës dhe bashkëpronarët e linjës së Tiranës së Re) kanë goditur të moshuarin.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në autobuzin e Tiranës së re në zonën e Astirit. Gjithashtu i përfshirë në sherr është edhe Artur Skana (i dyshuar si shoferi i urbanit).
Burime për Priza.al raportojnë se pronarët sillen gjithmonë në mënyrë të dhunshme me pasagjerët.
Në video shihet se i mituri, është lënduar gjithashtu tronditur nga sherri dhe ka nisur që të qajë. Ndërkohë që në debat e sipër i moshuari tenton të godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi por, dy vëllezërit e godasin të moshuarin, duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu.
“Ik ere se qenke burrë i vjetër. Ik o mos i gjuaj më”, dëgjohet në video, ndërkohë që i moshuari tenton të vetëmbrohet, e askush tjetër nuk ndërhyn për t’i ndarë.
Sipas të njëjtave burime mësohet se edhe para 1 viti konkretisht në tetor të vitit 2021 janë denoncuar në prokurori nga një linje konkurente pasi kanë dhunuar me shkopa 10 persona staf të asaj linje më në krye Sokol Kryeziun.
Kanë qenë vëllezërit Nika të shoqëruar nga 28 shokë të tyre të cilët kanë qëlluar gati për vdekje Sokol Kryeziun (menaxheri i linjës) dhe 9 punonjësit e tij.
Ndërkohë bëhet me dije se çështja është mbyllur pasi dhunuesit kanë paguar një shumë të konsiderushme parash prej 20 mijë euro që të dalin të pafajshëm.