Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Kuvend për kriminalitetin në vend gjatë vitit 2021.
Çela tha se janë bërë 1406 procedime penale për dhunë në familje, si dhe është rritur numri i të pandehurve.
Sakaq shtoi se institucioni që ai drejton ka përmbushur objektivat dhe theksoi se gjatë 2021 janë dënuar 8371 të pandehur.
Qarku Vlorë ka nivelin më të lartë. Qarku Dibër nën mesatare. Veprat penale kundër rendit, përbëjnë numrin më të lartë. Me një rritje 9% krahasuar me një vit më parë. Janë dënuar 8371 të pandehur. Ka një rritje të numrit të të pandehurve të dënuar dhe ulje të pafajshmëve. Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë një objektiv për vitin 2021. U vu në funksion sistemi elektronik. Rezultati e arritura janë vlerësuar në vijimësi nga ekspertët. Kanë rezultuar 1406 procedime penale për dhunë në familje. Ende mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Prokurorët sipas kërkesave kanë rritur rolin aktiv në kryerjen e hetimeve pro aktive për veprat e korrupsionit. Ka përfunduar me arrestimin e 40 personave të dyshuar. Për krimet zgjedhore, prokuroria në përmbushje të objektivave përveç miratimit të masave administrative, drejtuesit e prokurorive morën masa për funksionim. Kanë raportuar të dhëna për vepra penale që kanë prekur zgjedhjet e lira. Raportet janë dërguar institucioneve kushtetuese.
Janë rritur procedimet e regjistruara. Është rritur numri i të pandehurve. Janë ndjekur 47 procedime penale për zgjedhjet, 7 çështje me 52 të pandehur dhe janë dënuar 46 persona për vepra si falsifikimi, shkelje e fshehtësisë së votimit etj. Për sa i përket dekriminalizimit, prokuroria ka vijuar intensivisht punën për verifikime të thelluara. Janë regjistruar 121 procese, nga këto kërkesa rezulton se për 58 është vendosur mospranimi i kërkesave dhe për 63 ka vijuar. Mungon regjistri i shqiptarëve të dënuar jashtë vendit. Rregullimi ligjor aktual vështirëson, në kuptimin e ushtrimit të detyrave. Rregullimi ligjor aktual për shkarkimin e drejtuesve nuk është i qartë. Vlerëson se organi i prokurorisë i ka përmbushur objektivat”, tha ai.