Për 30 vite çmimi i një gram kanabisi ngeli i pandryshuar, pa pasur nevojën e shtetit apo bordeve për të mbajtur të pandryshueshëm vlerat e shitjeve për gram. Por sot Qeveria e vendit dhe gjithë Bordet e ngritura nuk arrijnë të mbajnë nën kontroll çmimet e ushqimeve të shportës.
Çmimi i lakmisë në legalitet rezulton më i madh se risku i paligjshmërisë në 30 vjet!
“I nderuar Ekonomist!
Unë kam qenë klient i tregtarëve kanabisit në Amerikën e Veriut, që nga mesi i viteve 1980.
Por pavarësisht se kush është shitësi, çmimi i tij ka mbetur për 30 vjet, 10 dollarë për gram. Asgjë në 30 vite nuk ka qenë kaq e pandryshueshme sesa çmimi i kanabisit.
Nëse çmimi i kanabisit do të ishte rritur të paktën në përputhje me inflacionin e çmimeve të konsumit në SHBA, tani do të paguanim 20-25 dollarë për gram.
Pra, ka një enigmë këtu?”
Kjo është letra që Sebastiani i dërgonte ekonomistit të Financial Time në 2010 , I cili edhe pse Profesor i Ekonomisë e gjente ngurtësinë e çmimit të kanabisit një situatë të pazakontë e të pashpjegueshme për modelet ekonomike.
Paligjshmëria e tregut edhe përqendrimi tregut duhet të jepte një shtytje drejt rritjes së çmimeve. Blerja dhe shitja e kanabisit ishte e rrezikshme dhe barrierat e hyrjes ishin shumë të larta. Pra tregu i kanabisit vepronte si një oligopol i paligjshëm, që rritja e çmimit nuk pengohej nga askush .
Po përse çmimet nuk rriteshin ?
Profesori i Financial Time e la pa përgjigje Sebastianin.
Por shumë ekonomistë te tjerë tentuan ti përgjigjen. Një argument interesant ka qenë konkluzioni që oligopoli në tregjet legale rrit lakminë, duke i shtyrë bizneset të ushtrojnë më shumë fuqinë e tyre për rritjen e çmimeve. Ndërsa në tregjet e paligjshme, lakmia kufizohet në një nivel të caktuar edhe nuk ndryshon.
Pra rreziku moderon lakminë ? Duket se po!
Një pound kanabis ilegal koston e prodhimit e kishte 225 dollarë, ose rreth 0.56 dollarë grami.
Tregtarët kishin vendosur një çmim për shpërndarjen me risk në 9.46 dollarë edhe nuk e ndryshonin atë sipas inflacionit, edhe pse kishin arsye edhe mundësi ta bënin atë.
Legalizimi e uli çmimin në 7.2 $ për gram. Ndërsa kostoja e prodhimit për shkak të ekonomisë së shkallës zbriti në 125 dollarë, kostoja e shpërndarjes së ligjshme është 6.4 $, edhe padyshim që do të ndryshojnë me rritjen e inflacionin.
Primi i riskut në shpërndarjen ilegale rezultonte sa 30% e kostos se gjithë shpërndarjes edhe sipas Sebastianit i pa ndryshuar në 30 vjet.
Ndërkohë që do të mjaftonin 3 vjet me inflacion 10% për kanabisin legal që çmimi i lakmisë në legalitet të tejkalojë riskun e paligjshmërisë në 30 vjet!