Kriminelët dhe plagosjet ‘ngrejnë’ në këmbë RENEAN, kontrolle blic në Elbasan dhe Vlorë

Forcat Speciale RENEA kanë bërë disa kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të qytetit të Elbasanit dhe të Vlorës. Bëhet me dije se në fokus të kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.

Raportohet se kontrollet janë zhvilluar në disa banesa dhe lokale, ambiente të cilat dyshohet se frekuentohen nga persona me precedent penal.

Kontrolle blic janë zhvilluar edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se edhe në këtë qytet kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim të cilët janë të përfshirë në ngjarje kriminale.

Ky aksion vjen dy ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj të riut Diego Hanaj i cili u qëllua teksa po shkonte drejt banesës së tij. Në drejtim të Diego Hanajt është qëlluar 5 herë me kallashnikov, por e ka prekur vetëm një plumb në dorë. Ai është ndjekur nga autorët dhe pritur deri sa ka dalë nga lokali për ta ekzekutuar. Makina e djegur e autorëve “Audi Q7” është gjetur i djegur në fshatin Trevllazën, ndërsa janë sekuestruar 6 kamera sigurie.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *