Kris arma në Dhërmi! Shpallet në kërkim 28-vjeçari

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Drimadhes, pas një konflikti të çastit mes tre personash. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në resortin Drimadhes Inn , rreth ores 20:00.

Hariz Fezaj, në gjendje te dehur, ka nisur të konfliktohet me kamarierin e lokalit për shërbimin. Në konfliktin verbal më pas janë përfshirë dhe menaxheri dhe kamarierë të tjerë të resortit, teksa kanë ndërhyrë dhe pushues të tjerë për të qetësuar situatën. Pas kësaj, Fezaj është ngjitur në dhomën e hotelit ku po rrinte për tu kthyer më pas me një armë zjarri të cilën ua ka drejtuar kamarierëve dhe pushuesve dhe më pas ka hapur zjarr në ajër për ti trembur. Më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij përpara se të mbërrinte policia.

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Hariz Fezaj pasi gjatë konfliktit të çastit, ka qëlluar në ajër me armë sportive pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T”.

Forcat RENEA mbërritën në vendngjarje. Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e Hariz Fezaj,  ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *