Ditën e sotme besimtarët katolikë kremtojnë Ringjalljen e Krishti. Mbrëmjen e së shtunës në të gjitha kishat katolike të vendit është mbajtur mesha e shenjë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse.
Sakaq, mesha në Katedralen e Shën Palit nisi në orën 23:00. Kujtojmë se Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas kryqëzimit të tij.
Ditën e djeshme një urim i veçantë për besimtarët e krishterë ka ardhur nga Imzot Arjan Dodaj.
Ndërkohë, Arqipeshkvi i dioqezës së Tiranë e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që të lënë mënjanë urrejtjen e mllefin në këtë ditë feste. Mesazhi i veçantë kishte në vëmendje edhe luftën në Ukrainë, si dhe institucionin e shenjtë të familjes.