Krishtlindja e parë pa Mbretëreshën Elizabeth: Ja si pritet të ndryshojë Protokolli

Krishtlindjet e para të familjes mbretërore pa Mbretëreshën do të jenë ‘më pak formale’ se zakonisht dhe ata nuk do të mblidhen për të dëgjuar fjalimin e mbretit të ri.

Kështu ka pohuar Jennie Bond një eksperte mbretërore, e cila ka shtuar se gjithsesi familja mbretërore do të mblidhen bashkë për të festuar në pronën Sandringham në Norfolk

Ajo shpjegon se Krishtlindjet kanë qenë gjithmonë një festë formale në shtëpinë mbretërore ndërsa pjesëtarët e familjes përuleshin të gjithë para Madhërisë së Saj.

Ekspertja parashikon që festimet në Krishtlindjet e para të mbretit Charles do të jenë më pak formale dhe se Charles do të thyejë traditën e familjes për t’u mbledhur të gjithë në mënyrë që të shohin fjalimin e monarkut i cili transmetohet gjatë pasdites.

Në vend të kësaj, eksperti thotë se Charles do të heqë dorë nga ky ritual ‘arkaik’ dhe në vend të kësaj do të dojë që të dashurit e tij të fokusohen në rikujtimin e kohëve të tyre të lumtura me Mbretëreshën.

Për më tepër, ekspertja thotë se Mbreti ka të ngjarë të ndjekë gjurmët e nënës së tij dhe të regjistrojë paraprakisht fjalimin e tij para kohe.

“Unë jam e sigurt se ai do të regjistrojë fjalimin disa ditë më parë dhe do të ketë një reflektim mbi humbjen e Mbretëreshës Elizabeth”, tha ajo.

Familjet mbretërore ende pritet të marrin pjesë në një shërbim në Kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham Estate përpara se të kthehen në shtëpi për darkën e Krishtlindjes.

Në fillim të këtij muaji, u raportua se mbreti Charles ftoi Meghan Markle dhe Princin Harry në festimet e Krishtlindjeve të familjes, pavarësisht se ata u larguan nga detyrat mbretërore pothuajse tre vjet më parë.

Megjithatë mediat angleze raportojnë se sipas burimeve, pjesëmarrja e tyre me shumë mundësi nuk do të konfirmohet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *