Krisi arma mes pushuesve te “Uji i ftohtë”/ Me armë në dorë, momenti para se autori të qëllojë. Sherri nisi për parkimin e makinës (VIDEO)

Një sherr për parkimin e makinave në zonën e plazhit ka sjellë më pas të shtëna me armë në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë” në Vlorë.

Ky është momenti kur autori, me armë në dorë kërcënon personin me të cilën është i përfshirë në konflikt. Top Channel ka siguruar foton e autorit, i cili terrorizoi pushuesit ditën e sotme në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.

Sipas policisë një person ka nxjerrë armën pistoletën dhe ka qëlluar në ajër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit, në dalje të qytetit dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar menjëherë nga policia.Një person është shoqëruar.

Në foton më sipër është edhe momenti kur FNSH ka shtrirë në tokë një person, që nuk dihet nëse ka qenë i përfshirë në ngjarje apo është autori që qëlloi me armë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

 

https://www.priza.al/2022/07/24/terror-ne-plazh-te-shtena-armesh-te-uji-i-ftohte-ne-vlore/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *