Në një intervistë të dhënë së fundmi, finalisti Krist Aliaj ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip 2”.
Ai ka treguar se impakti që ka pasur tek publiku si një djalë i edukuar i ka pëlqyer, por publiku nuk ka vlerësuar dhe shumë anë të tjera të tij. Për shembull fakti që ishte pjesë aktive e shtëpisë, merrte pjesë në debate të ndryshme, por mbi të gjitha angazhimi i tij edhe në fushën artistike, ku shumë detyra që vinin nga Vëllai i Madh ai i bënte me shumë dëshirë.
Një gjë që është komentuar shumë ka qenë edhe afrimiteti i tij me një nga balerinat që cilat morën pjesë në festën e beqarisë së Luizit. I pyetur nëse e ka takuar këtë vajzë pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Kristi preferoi të mos përgjigjej, duke thënë që jo çdo gjë duhet të tregojë. Moderatori e ka ngacmuar duke i thënë se me përgjigjen e tij la të nënkuptojë që e ka takuar, ndërkohë që Kristi e kaloi duke qeshur.