Kristi e injoron, Keisi: Më paska hapur Zoti sytë

Teksa të gjithë banorët ishin mbledhur në verandë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin, Keisit i bëri përshtypje sjellja e Kristit, i cili e injoroi totalisht këtë të fundit kur foli.

Ajo tha se Zoti i paska hapur sytë, sepse më parë nuk e kishte vënë re këtë sjellje të Kristit. Duke folur me Antonetën dhe Dean, Keisi tha se kur atë e injorojnë një herë, ajo të injoron 100 fish.

Ndonëse nuk e shfaqi shumë përpara banorëve, Keisi nuk u ndje aspak mirë nga mënyra se si Kristi e injoroi, në momentin që ajo po fliste.

Duke folur me Antonetën, Keisi u shpreh se ajo nuk ka çfarë thotë më për Kristin dhe se të gjitha çfarë ka patur për të thënë, i ka treguar edhe në dhomën e rrëfimit, por edhe banorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *