Krist Aliaj ka folur ditën e sotme për marrëdhënien e tij me Zazën. Ai u shpreh se është “mbyllur muhabeti” me Zazën dhe nuk ka folur më me të edhe pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”.
Nevina Shtylla: Na zbulo të vërtetën e këtij raporti një herë e mirë dhe nëse ke kontaktuar me të pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” apo jo?
Kristi: Jo është mbyllur, ka mbaruar.
Nevina Shtylla: Keni kontaktuar?
Kristi: Fare.
Nevina Shtylla: As nëpërmjet ndonjë personi të afërt?
Kristi: Asgjë.
Nevina Shtylla: Na shpjego si qëndron i gjithë misteri.
Kristi: S’ka mister, e bëni ju mister.
Nevina Shtylla: Në duam të dimë, jemi kuriozë.
Dea Mishel: Ajo vajza ishte shumë e bukur se e pashë dhe unë.
Nevina Shtylla: Na zbulo çfarë e kishe?
Krisit: E kisha të dashur.
Nevina Shtylla: Pse u mërzit aq shumë, i kishit lënë gjërat pezull?
Kristi: Jo, ishte tjetër gjë, ishte e komplikuar situata, por ka mbaruar, s’ka mistere, ka mbaruar./TCH