Kristi i pakënaqur me hyrjen e Sabianit në BBV: ‘Shumë presion’

Sabiani është banori më i ri në “Big Brother VIP”. Ai u fut mbrëmë në shtëpi për të parë nga afër raportin mes vajzës së tij dhe Kristit. Ky i fundit nuk e priti dhe aq mirë, madje u duk shumë i tensionuar.

Në një bisedë të bërë me Dean, Kristi është shprehur se prania e babait të Keisit është shumë presion si për të, ashtu dhe për Keisin.

“Nuk jam mësuar me këtë. Nuk është çështje përballimi, çështja është ça do bësh? Është shumë, është presion mbi mua dhe mbi atë vetë. Kupton? Unë jam dakord që duhet ta marr seriozisht, jam shumë dakord, por kjo është nivel tjetër. Kemi 8 ditë që jemi bashkë”, tha Kristi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *