Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme, ish-banori i ‘Big Brother VIP2’ Krist Aliaj ka treguar detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pas “lidhjes” së tij të bujshme me Keisin, Aliaj ka treguar se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje. Ai vijoi duke thënë se nuk ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin.
“Me Keisin ishte njohje, kuptuam që jemi dy njerëz që në situata të vështira dhe një mbyllje të tillë, kishim nevojë për zonën komfort. Ke nevojë për momente të mira e autentike, dashuria është gjithmonë nevojë, desha një gjë autentike dhe tek Keisi një moment pashë që mund të ma jepte atë gjë, kuptoheshim shumë mirë në atë periudhë.
U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë e u vështirësua shumë puna, duhet të lozësh me prioritete pastaj e duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne”,- shprehet ish-finalisti.
Finalisti i BBV2, deklaroi se mes tij dhe Keisit pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë mesazh apo telefonatë, por janë takuar në festa dhe janë përshëndetur “si dy njerëz” normalë.
Nuk ka pasur telefonatë as mesazh as like e asgjë pasi dola. Duhet të respektohet një gjë që mbyllet se ndotet pastaj. Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem. Jemi takuar si njerëz normal folëm me njëri-tjetrin si je e asnjë gjë më shumë. Për mua është kot të kërkosh më shumë pas asaj”,- përfundoi Kristi.