Pas romancave të vazhduara në BBV, Kristi s’ka lënë pa ngacmuar edhe modelen, Jori Della.
Ndonëse Kristi mendon se Jori ka një pëlqim për të, kjo e fundit e hedh poshtë supozimin e tij.
Por përveçse e mohon, Jori madje thotë se nuk u përputhen karakteret.
Jori tha se ajo është më “mashkull” se Kristi dhe se ajo kërkon dikë që të ketë karakter më të fortë.
I pranishëm gjatë kësaj bisede ishte edhe Qetsori. I pyetur nga Jori lidhur me Kristin, Qetsori u shpreh se Kristi nuk është tip i keq, por mbase jo për Jorin.
Duke folur me batuta, Jori u shpreh se asaj do i bien në kurriz të gjitha gjërat e shtëpisë, duke qenë se do dominoi në marrëdhënien e saj me Kristin.