“Interi në Stamboll do të përballë një skuadër shumë më të fortë në çdo drejtim, por në një finale çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse sigurisht që anglezët janë favoritë.
Ka një situatë në sulm mes Xhekos dhe Lukakut me belgun që kërkon të jetë titullar, mbi të gjitha duke parë paraqitjet e tij gjatë këtyre javëve.
Gjithsesi, nëse unë do të isha në vendin e Inzagit do t’i besoja Xhekos, për atë që i ka dhënë Interit gjatë gjithë vitit. Lukaku mund të bëjë diferencën duke hyrë nga stoli”, tha ish-trajneri i Kombëtares.