Ish-deputetja socialiste, Ermelinda Meksi ka shprehur “zhgënjim” ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i është drejtuar me termin “profesor”, deputetit Edmond Spaho ndonëse nuk e mban zyrtarisht këtë titull.
Sakaq, Meksi thekson se mbajtja e titullit përfaqëson një vlerë intelektuale të personit që e mban, ndërsa titulli shkencor i përfituar pa meritë është një antivlerë.
Sipas saj, kushdo që pranon të quhet profesor kur nuk është mbartës i vërtetë i titullit, ndihmon në zhvleftësimin e tij.
Ndërkohë, shprehet se në respekt të moshës Rama mund t’i drejtohej me termin “Zoti” por jo Profesor, përndryshe zhgënjimi i profesorëve do të rritet.