“The Insider” shkruan se ka siguruar dokumente zyrtare në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në një burg rus më 16 shkurt 2024. Zyrtarisht, vdekja e Navalny iu atribuua shkaqeve natyrore dhe Komiteti Hetimor i Rusisë deklaroi në korrik se çështja “nuk ka natyrë kriminale”. P
or “The Insider” tregon se autoritetet ruse i hoqën vazhdimisht referencat për simptomat që u dokumentua se vuante Navalny simptoma që nuk përputheshin me shkakun zyrtar të vdekjes.
Më tej “The Insider” shkruan se “këto simptoma tregojnë qartë se Navalny ishte helmuar”. Një koleksion dosjesh në dispozicion të “The Insider” përmban dy versione të një dokumenti të nënshkruar nga hetuesi rus Alexander Varapaev.
“The Insider” shkruan se ka në dispozicion një dokument tjetër të rëndësishëm, një inventar të “objekteve të sekuestruara” të marra nga skena e vdekjes së Navalny. Lista përfshin “mostra të të vjellave”, të cilat dokumenti tregon se janë dorëzuar për ekzaminim. Sidoqoftë, as fakti i ekzaminimit dhe as të vjellat e Navalny nuk u raportuan zyrtarisht.