Kriza brenda PD ka bërë që ditën e sotme kryetari Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha të dalin në terren për të takuar mbështetësit e tyre demokratë.
Basha do të vizitojë Fierin ditën e sotme dhe takimi është parashikuar të nisë në orën 11:00.
Ndërkohë Berisha, prej ditësh ka bërë të ditur se sot do të jetë në Shkodër.
Takimi i Berishës do të nisë gjithashtu në orën 11:00 dhe të mbahet në ‘Pallatin e Sporteve’.
/Priza.al/