Kriza dhe zgjidhja/ Ekonomisti austriak thirrje Ramës: Fut euron, leku po ju lë të fundit në Ballkan

Ekonomisti austriak Gunther Fehlinger, anëtar i bordit të Grupit për Integrim Ekonomik Rajonal në Ballkan ka publikuar grafikun me pagat mesatare në rajon.

Aty vihet re se Shqipëria renditet në vendin e fundit. Sipas ekonomistit austriak, kjo gjë ndodh pasi Shqipëria ka refuzuar të përdorë euron dhe po mban monedhën e saj, që është leku. Në postim, ekonomisti i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë përdorimin e euros.

“Tabela tregon pagën mesatare mujore në Ballkanin Perëndimor. Gjejeni cili vend ka një politikë të pavarur të valutës që nuk lidhet me euron ose ka refuzuar të implementojnë euron, por edhe ata që promovojnë një qasje të çuditshme, kundërshtuese të përqafimit të euros. Edi Rama, Banka e Shqipërisë, ju lutemi lidhuni me euron,”- shkruan ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *