Kriza e refugjatëve/ Turqia ndërpret fluturimet drejt Bjellorusisë për qytetarët nga Siria, Iraku dhe Jemeni  

Prej krizës së rëndë humanitare në kufirin Poloni-Bjellorusi, Turqia ka ndaluar fluturimet drejt Minskut të qytetarëve nga Siria, Jemeni dhe Iraku, teksa BE ka shtuar presionin ndaj qeverive për rolin e tyre në ardhjen e mijëra njerëzve nga Lindja e Mesme në kufijtë e saj lindorë.

Belavia, linja ajrore shtetërore bjelloruse tha se nuk do të pranojë më në bord qytetarë të këtyre vendeve, disa ditë para se BE njoftoi se do të vendoste sanksione nëse diçka e tillë nuk ndodhte.

Gjithashtu linjat Turkish Airlines, që janë 49% shtetërore, janë zotuar të zbatojnë masën, thanë dje zyrtarët.

Qindra njerëz po jetojnë tashmë në një kamp të improvizuar refugjatësh pranë gardhit polak të kufirit, në gjendje të rëndë higjeno-sanitare dhe gjithashtu të rrethuar nga trupa e mjete ushtarake nga të dyja anët e kufirit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *