“Kriza e sheqerit”, marketet me rafte të boshatisur: Jo më shumë se 3 copë/ Çfarë po ndodhë…

Pas vajit radhën për t’u racionuar e ka sheqeri, sipas një vëzhgimi të kryer nga Priza.al  në markete dhe supermarkete të kryeqytetit  në disa prej rafteve produkti, sheqer ishte me sasi të limituar madje  konsumatorëve u ishte vendosur edhe një  fletë ku përcaktonte sasinë që duhej të blihej ‘Jo më shumë se 3 copë’.

Por si ka mundësi që  sasia e ushqimeve të jetë e limituar?

Lufta në Ukrainë u dha goditje disa sektorëve, tek ushqimet është edhe më e ndjeshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se dy shtetet kryesore nga importohet sheqeri janë Brazili dhe Ukraina, me përkatësisht 24% dhe 22% të totalit.

Fillimisht ishte vaji ai që u racionua, këto ditë i erdhi radha sheqerit.

Prej kohësh  çmimet po rriten me vrull këtë qeveria e justifikoj se fajin e ka  lufta dhe për të mbajtur çmimet nën kontroll  krijoj bordet e transparencës. I cili uli çmimin nën kosto  të sheqerit. Sipas informacioneve furnizuesit vendosën që mos të çojnë më sheqer në dyqane të pakicës dhe supermarketeve pasi refuzojnë të ulin çmimin nën koston e furnizimeve të përcaktuar nga Bordi i Transparencës. Pra, mungesa e produktit në treg nuk ka ardhur nga problemet me importet por vetëm refuzim ‘çmimi’.

Bordi i Transparencës të Monitorimit ka caktuar për çmimin e sheqerit, vlerën prej 114 lekë/kg. Sheqeri vjen me 94 lekë në vendin tonë, ndërsa 20 lekë është marzhi i fitimit dhe kostot e tregtimit.

Më 10 qershor, ishte vendimi i fundit që dha Bordi për çmimin e sheqerit për ta tregtuar me 94 lekë/kg. Vetëm 17 ditë më vonë, është marrë vendimi që çmimi i produktit ushqimor bazë sheqer të rritet me 10 lekë si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Ulja e çmimit të sheqerit në 104 lekë/kg ishte kthyer në shqetësim edhe për tregtarët e pakicës. Për shkak të gjobave për mos mbajtjen e çmimeve të përcaktuara nga Bordi i Transparencës disa prej tyre u detyruan ta shesin produktin me marzhe shumë të ulëta fitimi. Por parë nga një tjetër këndvështrim kjo mund të jetë një  strategji për të përfituar në kurriz të qytetarëve një rast i  ngjashëm abuzimi vjen nga Kosova më datë 10.3.2022 disa markete kanë zbrazur raftet e vajit duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit ndërsa një ditë më pas në 11.03.2022 kanë rikthyer atë dhe  me çmim disa fish.

Ministria e Tregtisë ka thënë se nuk ka nevojë që qytetarët të furnizohen me rezerva të produkteve ushqimore pasi që furnizimi me këto produkte është i rregullt.

“MINT fton qytetarët e Republikës së Kosovës të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm.

Një kalvar shqetësimesh janë duke ‘hequr mbi shpinë’ shqiptarët, ku përpos pagave të ulëta, papunësisë dhe një sërë problematikash të tjera, mesa duket duhet të fillojnë të mendojnë edhe për sheqerin që duhet t’i hedhin kafes në mëngjes. Mesa duket historia po bën ‘rotacion’ si në kohën e komunizmit, ku orë të gjata radhe me tollonin në duar për ta marrë një litër vaj, 10 kokrra vezë etj.

Ajo që ka rëndësi është fakti se në supermarkete nuk po tregtohet më me shumicë sheqeri.

Nëse në fund të viteve ’80 Shqipëria po kalonte skajet e varfërisë, pasi nëpër shëtitore nuk kishte më as vaj, mish, as miell, sot vendi po vuan për ‘pak’ sheqer.

  • *Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *