Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka folur sot për krizën energjetike ku tha se në kohën e Partisë Demokratike Shqipëria ishte më shumë pa drita se sa me drita.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Balluku tha se opozita e tanishme, kur ishte në pushtet nuk ka bërë asgjë më shumë sesa privatizimin e hidrocentraleve dhe shqyerjen e sistemit energjitik. Më tej ajo shtoi, se qeveria shqiptare do të bëjë të mundur që vendi ynë në vitin 2030 të kthehet në një eksportues neto të energjisë elektrike, duke përmendur edhe disa prej investimeve të pretenduara të PS-së në infrastrukturën energjetike.
“Në kohën tuaj rrije më shumë pa drita se sa me drita në shtëpi. Nuk e di unë se çfarë bëtë ju përveçse shkatërruat gjithë sistemin. Privatizuat hidrocentralet dhe e shqyet sistemin. Shqipëria ka nisur hidrocentralin e Skavicës. Personi që thotë ta harrojnë, ishte ai që fliste për Skavicën gjithë ditën por, sot për të nuk ka vlerë. Skavica është në vitin e dytë të zhvillimit. Është në fazën e negonimit të financimit. Nëntë muaj nga sot Skavica fillon punimet.
Ju në historinë tuaj keni vetëm tmerre. Termocentrale që nuk u vunë kurrë në punë, etj. Ne e kemi kthyer në projektin më të madh të Ballkanin. Në portin e Vlorës do të vijnë anijet për të sjellë gazin amerikan nga Porti i lundrueshëm i Vlorës. Por, kjo juve nuk ju pëlqen sepse financoheni nga gazi rus. Ky është një projekt që ka angazhuar 2 prej kompanive më të fuqishme amerikane por, që gjatë rrugës na janë bashkuar edhe shumë kompani të tjera të huaja. Kemi nisur ndërtimin e parkut më të madh fotovoltaik, në Karavasta. Shqipëria synon në vitin 2030 që të rrisë kapacitetet e saj energjetike. Ne do të arrijmë në 2030 që këtë vend ta bëjmë një eksportues neto nga një impotues neto”, tha Balluku.