Kriza energjetike/ Balluku: Hapim grandin për panelet diellore, qytetarëve do t’i mbulohen 70% e shpenzimeve

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar këtë të enjte paketën e re të masave në lidhje me krizën energjetike.

Balluku tha se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë për qytetarët, por do të vendoset një fashë 800 KW e cila do të paguhet me çmimin e tregut nëse tejkalohet.

Sakaq shtoi se qeveria do të hapë projektin për grandin e paneleve diellore, ku qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar 70% kursim në lidhje me shpenzimet.

Në fund këshilloi që të gjithë të kontribuojnë për të dalë nga kriza.

“Shqipëria është një vend që prodhon energji 100% të rinovueshme por për të përballuar konsumin ne importojmë. Edhe në vitet më të mira Shqipëria ka dalë në import, kjo është një arsye se pse ne ekspozohemi ndaj çmimeve të larta. Kemi siguruar furnizim të pandërprerë të energjisë, konsumatorët familjarë dhe bizneset nuk janë përballur me çmime tregu. Në kohë krizash ne kemi marrë masa konkrete. Ne kemi krijuar një paketë të re, me fashën 800 kw nga 1 tetor. Kemi menduar një projekt, ku do të mbështesim me 70% të shpenzimeve në lidhje me vendosjen e paneleve diellore në pallate. Qytetarët të aplikojnë për grantin e paneleve diellore. Do edukojmë brezin e ri në lidhje me kursimin e energjisë, do ngremë task-forcë për uljen e konsumit. Të gjithë të kontribojmë”, tha ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *