Ish kryeministri Sali Berisha në tryezën e mbledhur ditën e sotme me ekspertë të energjetikës është shprehur se shkak i krizës energjetike në vend u bë keq menaxhimi i i burimeve.
“Zbrazja e digave është një akte kriminal, shitja e saj më lirë dhe blerja bëhet në kuotat më të larta të saj, kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga paaftësia e menaxhimit të energjisë. Pra kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik të këtyre sipërmarrjeve pasi borxhi ka kaluar 1 miliard euro . Por çfarë qëndron tjetër në themel të kësaj krize, është papërgjegjshmëria e kësaj qeverie. Që në 9 vitet e saja nuk ka siguruar një burim tjetër energjie. Potencialet hidro i trashëgoj 170 kontrata për 430 HEC-e,” tha Berisha.
Qeveria shqiptare bëri të ditur pak javë më parë se do të marrë me qira dy anije, TEC-e lëvizëse, për prodhimin e energjisë elektrike.
Eksperti i PD-së, Lisandër Hoxha tha se çmimet me Bord vendosën në Korenë e Veriut, dhe këto e shkatërrojnë ekonominë shqiptare.
“Jam i shqetësuar për dy anije që do të vijnë të djegin lëndë në Portin e Vlorës. Por ato do të djegin turizmin në Vlorë. Kjo kontratë e dyshimtë, e cika ka kosto marramendëse, shkon deri në 70 mln euro qiraja, pa llogaritur dhe vlerën e këtyre anijeve për të prodhuar këtë sasi energjie. Me këto para mund të bënim një termotrencal në Seman. Kjo nuk është krizë e luftës së Putinin, por krizë e babëzisë së Edvinit.”, tha ai.