Kriza energjetike/ Çdo konsum mbi 800 KW do të paguhet me çmimin e tregut

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar paketën e re për të përballur krizën ekonomike e energjetike.

Në një konferencë për mediat, Rama njoftoi se qytetarët të cilët shpenzojnë më tepër se 800 KW do të paguajnë energjinë me çmimin e tregut.

Sakaq shtoi se qytetarët mos të tregohen këmbëngulës por të kursejnë energjinë, pasi bota po përballet me një krizë drastike.

“Çdo KW mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut, nuk mund t’i biem në qafë taksapaguesve. Edhe vendet e tjera po marrin masa të ashpra. Nuk do të bëjmë kursime drastike e penalitet. Nëse do të rrisnim energjinë do të kishte çmime të reja.

Ata të cilët vazhdojnë me këmbëngulje duke thënë se ne jemi ndryshe nga bota se kemi energji, nëse qeveria nuk do përdorte lekët se shet energjinë për gjërat e tjera e kanë gabim. Është viti i katërt që ka thatësi të madhe, edhe në vitin më të mirë nuk e prodhojmë të plotë energjinë. Edhe në të kundërt ne duhet të importojmë”, tha ai.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *