Kriza energjetike në Gjermani: Zëvendësdrejtori i FMN-së paralajmëron për dimrin 2023/2024

Për javë, politika dhe biznesi kanë përgatitur publikun për një dimër të ashpër. Sipas nëndrejtorit administrativ të FMN Gopinath, megjithatë, ai nuk do të jetë më i keqi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gjermanisë do t’i duhet të luftojë me krizën energjitike për një kohë të gjatë pra për atë që do të vijë. “Ky dimër do të jetë i vështirë, por dimri i vitit 2023 mund të jetë edhe më keq,” tha zëvendësdrejtori i FMN Gita Gopinath për Handelsblatt. Kriza e energjisë nuk do të zhduket së shpejti, çmimet e energjisë do të mbeten të larta për një kohë të gjatë.”

Në të njëjtën kohë, zëvendës shefi i FMN vlerësoi kursin e Ministrit Federal të Financave Kristian Lindner (FDP) i cili do që t’i japë fund politikës fiskale zgjerimore që të përputhet përsëri me frenimin e borxhit. “Unë mendoj se qëndrimi i ministrit të financave është i duhuri,” tha Gopinath. Inflacioni është më i lartë se ç’ka qenë për dekada. “Këtu duhet bërë gjithshka për të reduktuar inflacionin,” tha ekonomisti. Ndonse Banka Qendrore Evropiane (ECB) po rrit normat e saj të interesit, politika fiskale duhet gjithashtu të japë kontributin e saj. “Kjo është pse këshilla jonë është të përmbahemi nga një politikë fiskale zgjerimi.”

 

Zëvendës shefi i FMN e sheh Gjermaninë veçanërisht të prekur nga rritja e dobët globale e tanishme. Gjermania ka një sektor industrial më të madh se vendet e tjera. “Dhe këto kompani po luftonin tashmë me zinxhirët e ndërprerë të furnizimit gjatë epidemisë Covid dhe tani ne po i shtojmë kësaj rritjen e shpejtë të kostove të energjisë,” tha Gopinath.

 

«Gjermania është një vend industrial dhe për këtë arsye po i ndien këto tronditje veçanërisht qartë për momentin.» Zgjerimi i energjive të ripërtëritshme duhet të përshpejtohet ndjeshëm. Dhe ka nevojë për furnizime energjie nga vende të tjera që janë të besueshme. “Qeveria federale po punon mbi të dyja dhe kjo është gjithashtu e nevojshme,” tha Gopinath.

Javën e shkuar, FMN uli parashikimin e saj të rritjes për Gjermaninë. Ndryshe nga Franca, Spanja dhe Britania e Madhe, për shembull, FMN pret që prodhimi ekonomik në Gjermani të tkurret deri në vitin 2023 – veçanërisht prej minus 0.3 përqind. Kjo reduktoi vlerësimin e korrikut me 1.1 pikë përqindjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *