Nënkryetari i PD-së, Alfred Rrushaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon paralajmërimit të tij sa i takon krizës që do të godasë Shqipërinë në sektorin energjetik.
Kreu i grupit parlamentar demokrat pohoi se ky është një vit i mirë për vendin tonë sa i takon energjetikës. Deri në shtator, sipas tij, KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin, duke e krahasuar të dhënat me ato të vitit të kaluar.
“Dua ta nis duke thënë se ky vit mund të jetë çfarë do por në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike. Duket qartë se jemi në vit të mirë energjetike. Pra deri në shtator KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin që ka bërë duke e krahasuar në vitin 2020.
Gjatë gjithë vitit konsumohen 4.6 mld. Nëse KESH do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumatori shqiptar, çmimi do të ishte 12 euro për megavat-orë. Është 21 herë më e lartë se sa çmimi është verifikuar para disa vitesh. Për periudhë shtator-dhjetor, kompanive do iu duket të paguajnë 150 mln euro.
Sikur ta kishin marrë nga KESH, fatura do ishte 8 mln euro. Në çdo rast është faturë që paguhet nga qytetarët shqiptarë. Çfarë ka tjetër që ne themi se është keq menaxhim. S’ka të bëjë kriza në Kinë apo në ndonjë vend tjetër.
Nëse për një moment të caktuar do të besonim atë çka thotë Rama, që nuk kishim asnjë mundësi dhe do ta shisnim atë 1.3 kilovat-orë, OSHEE a nuk duhet që ta blinte në prill apo maj, kur çmimi është më i lirë!
Sot mund të jetë 220-230 në bursë çmimi. Këto janë disa shifra që flasin vetë që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike. Aty ka një konkurrencë të fortë me njëri-tjetrin se kush gjeneron më shumë lekë. Është e paarsyeshme kjo lloj situate që ka ardhur nga keqmenaxhimi”,- tha Rushaj.
/Priza.al/