Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë.
Rama tha se kriza energjetike ka kapluar botën dhe kërkohen masa urgjente.
Sakaq shtoi se masat e marra në Gjermani i kujtojnë periudhën ku ai ka qenë kryetar bashkie.
“Takimi me operatorët për HEC-et e vogla do të bëhet por është dashur pak kohë për t’u përgatitur për këtë takim. Se ju kërkoni diçka që është shumë sipas nesh, por nuk mund që t’ju refuzojmë gjithçka. Kemi punuar për një formulë që besojmë se është e mirë për të dyja palët. Unë insistoj që është koha që të investohet tek energjia diellore, por është më e thjeshtë që të thuash se ta bësh. Natyrisht që kjo e e ka këtë pjesën tjetër por nuk e kemi mundësinë që t’i mbrojmë të gjithë për rritjen e energjisë elektrike. E kuptoj që pishinat duhen ngrohur, dritat duhen mbajtur ndezur, por duhen marrë masa se Gjermani po merr masa të pabesueshme. Do fiken dritat në rrugë, të kujton Tiranën kur u bëra unë kryetar bashkie. Por kjo është koha që jetojmë. Që të kemi një sens kursimi edhe kemi, mund të vijë një moment që nuk e mbajmë dot edhe çmimin”, tha ai.