Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lushnje, ku po bashkëbisedon me qytetarët e zonë.
Rama për krizën energjetike tha se qytetarët duhet të mësohen të kursejnë dhe mos të lënë drita ndezur kot.
Sakaq shtoi se punonjësit nga holli në kryeministri deri te zyra e tij shkojnë me dritë telefoni në mënyrë që të mos harxhojë energji elektrike.
“Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë çdo familje nga ajo arma që futet në derë bashkë me çmimin e energjisë. Tek fatura e energjisë keni një fashë aty që shkruan e kuqe. Ju do të paguani vetëm 20 % të atij çmimi, ndërsa 80 % u’a paguajmë ne. Dje bëra llafe në Tropojë. Kishte lënë dritat ndezur. Sot i njëjti muhabet, dritat ndezur. Po fiki mor vëlla se kur vijnë këto delegacionet e huaja në kryeministri, në darkë, nga holli deri tek unë me dritë celulari. Nuk po bëj shaka. Normal kemi marrë një zotim që të ulim. Sepse nuk e kursejmë do të na mungojë. Shyqyr që një pjesë e njerëzve e kanë kuptuar këtë gjë. Bëni kujdes. Kur hapni lajmet vini maskë, që të kujtoheni që këtu ka virus”, tha ai.