Kriza energjetike/ Von der Leyen optimiste: Do ia dalim, kemi mbushur depot me 92%

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian ndodhet në një situatë të stabilizuar për sa i përket rritjes së çmimit të energjisë.

Në një deklaratë për mediat në Tiranë së bashku me kryeministrin Rama, Von Der Leyen tha se BE ka rritur depozitat me gaz për të bërë të mundur përballimin e këtij dimri duke shtuar se deri më tani ka mbushur 92% të depove.

“Kriza energjitike është dhe shtysa kryesore ndaj inflacionit, reagimi duhet të jetë shumë më i gjerë thjesht sa mbështetja buxhetore. Në fakt së pari është e rëndësishme që ne jemi pjesë e një unioni energjitik, përfshirë dhe Shqipërinë dhe çfarëdo gjëje që ne bëjmë na ndikon njëri tjetrin. Që nga fillimi i luftës Rusia ka hequr qëllimisht 2/3 e furnizimit me gaz në Evropë dhe kjo ka sjellë rritjen e çmimit të gazit dhe të energjisë elektrike. Kemi diversifikuar tregun larg nga Rusia, përkatësisht nga SHBA-ja, kemi mbushur depot tona dhe këto janë në të gjithë BE-në por të gjithë ne përfitojmë nga këto depozita. Kjo na jep sigurinë se do ia dalim gjatë këtij dimri. Kemi një situatë që është stabël dhe tani mund të shohim dhe ndërhyrjet në treg për korrigjimin e tij.

Pjesa tjetër e dytë është ndikimi i çmimit të gazit te energjia elektrike. Mbështetje financiare e drejtpërdrejtë, promovimi i energjisë së gjelbër dhe ndërhyrja në treg për të ulur çmimet, ky është trekëndëshi që ne po bëjmë për këtë krizë, për të ulur çmimet”, tha Von Der Leyen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *