Kriza energjitike, administratori i OSHEE-së për çmimet, ja kur fillon rritja

Administratori i OSHEE-së Ardian Çela ka bërë me dije gjatë Komisionit për Politikën e Jashtme këtë të hënë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike deri më datë 1 janar 2022.

Ai sqaroi se pas kësaj date, OSHEE do të bëjë një aplikim tek enti rregullator e cila më pas aprovon tarifat.

“Deri më datë 1 janar nuk do të ketë asnjë prekje të tarifës. Me datë 1 janar OSHEE ka bërë aplikimin pranë entit rregullator që është institucioni që aprovon tarfiat. Dhe nuk ka aplikuar asnjë rritje tarife. Pjesa tjetër është pjesë e një reforme tjetër ku përfshihet liberalizimi i tregut që ka filluar shumë vite më parë.  Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lire si pjesë e një projekti që ka nisur me Bankën Botërore që është implementuar përmes OST.

Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme. Përkeqësimi i situatës dhe rritja e tarifave nuk do ndodhë”, tha Çela, ndërsa shtoi se ka ende shumë punë për të bërë në përmirësimin e rrjetit energjetik.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *