Kriza energjitike/ Basha: Nesër depozitojmë kallzimin penal në SPAK, OSHEE do përfitojë 200 mln euro

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të ditës së sotme, ka shpjeguar “zgjidhjen” që kryeministri Edi Rama gjeti për zbutjen e impaktit të krizës energjitike. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se 200 mln euro do të shkojnë për “OSHEE” në dorë të administratorit të saj, Ardian Çela.

Ai u shpreh se në lidhje me krizën energjitike, ditën e nesërme do të depozitohet në SPAK kallëzimi penal nga Partia Demokratike.

U bë një javë që tellalli i të keqes njohu shqiptarët me një krizë. Pak kush e besoi, nxorri një plan për këtë krizë. Për të marrë borxh jo pak por 200 mln euro. Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin. Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shk

Kallzimin në SPAK për energjinë. Korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përodrën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar  një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me palnifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të  gropes që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tone.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *