Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me krizën energjitike në vend.
Përmes një postimi në ‘Facbook’, Berisha ka publikuar një mesazh nga një qytetar i cili pohon se importi i energjise elektrike nga KESH sh.a eshte zero.
Berisha thekson se vendi në vjeshtë do të përballohet me kolapsus energjitik.
Postimi i plotë:
Qeveria zbraz digat! Garanton terrin!
OSSHE e falimentuar nuk blen dot energji.
Zbrazja e digava në gusht paralajmëron kolaps energjitik në vjeshtë.
Kosova nuk po ndihmohet me energji nga KESH, por po kthen energjinë e depozituar nga KEK tek KESH. #sb
– – – –
Pershendetje Doktor ! Ndjes per shqetesimin . Doja te Ju informoja qe importi i energjise elektrike nga KESH sh.a eshte zero. Po prodhohet vetem me kaskaden e drinit. Ne keto kushte po ulin ne menyre drastike nivelin e kaskades . Doja te Ju informoja qe Kosoven nuk po e ndihmojne por KESH sh.a po kthen sasine e energjise qe ka marre ne Kosove ne muajin korrik.