Katër blerës europianë të gazit rus kanë paguar tashmë për furnizimet në rubla, siç kërkoi Presidenti Vladimir Putin, sipas një personi të afërt me gjigantin rus të gazit Gazprom PJSC.
Sipas Blomeerg, personi i afërt ka thënë se edhe nëse blerësit e tjerë refuzojnë kushtet e Kremlinit pas ndalimit të flukseve të gazit në Poloni dhe Bullgari.
“Dhjetë kompani evropiane kanë hapur tashmë llogari me Gazprombank që u kërkohet të plotësojnë kërkesat e pagesave të Rusisë”-tha ai.
Furnizimi me gaz për Poloninë dhe Bullgari u pezullua sot pasi të dy vendet refuzuan mekanizmin e propozuar të Gazprom për pagesat në rubla, i cili sipas kompanisë nuk shkel sanksionet e Bashkimit Europian.
Rusia furnizon gaz përmes tubacioneve në 23 vende europiane. Pas vendosjes së sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, Moska ka kërkuar që ajo të paguhet në rubla për dërgesat e gazit nga 1 prilli. Megjithatë, sindikata tha se mekanizmi i propozuar nga Kremlini, i cili kërkonte hapjen e llogarive në Gazprombank të kontrolluar nga Rusia do të shkelte sanksionet.