Kriza energjitike në Kosovë dhe bashkëpunimi me Shqipërinë, Haradinaj i drejton 5 pyetje Albin Kurtit

Kriza energjitike ka përfshirë prej disa kohësh Kosovën dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i është drejtuar me disa pyetje kryeministrit Albin Kurti.

Duke vënë në pah ndihmën e ndërsjellë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shtruar 5 pyetje. Haradinaj shprehet se kur ai ishte kryeministër ka pasur më shumë shkëmbime të energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu ai ka publikuar një grafik mbi shkëmbimin e energjisë së dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Pyetje publike për Qeverinë:

1. Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!

2. Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?

3. Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!

4. Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?

5. A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?

Shihni grafikonin e shkëmbimeve të energjisë me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

Haradinaj i drejtohet kryeministrit Kurti me pesë pyetje në lidhje me

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *