Pavarësisht se jemi në mes të krizës energjitike të shpallur në tetorin e 2021 nga qeveria, duket se institucionet kanë dështuar të zbatojnë masat që zbusin efektet negative në energji.
Në Milot dritat e rrugës qëndrojnë 24 orë në ditë ndezur prej javësh, ndërsa kjo gjë duket nuk shqetëson më askënd.
Kryeministri Edi Rama ende nuk e ka shpallur fundin e krizës energjitike të njoftuar me 9 tetor të vitit 2021.
Asokohe qeveria njoftoi një sërë masash, që duket se tani askush nuk po interesohet për t’i zbatuar.
Shembull i kësaj situate është në kryqëzimin e Milotit, ku ndriçuesit e rrugës qëndrojnë ndezur përgjatë 24 orëve.