Kryeministri Edi Rama tha se ky do të jetë një dimër i vështirë për të gjithë shqiptarët.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Rama është shprehur se qeveria do të bëjë të pamundurën që të mos rritet çmimi i energjisë për familjet dhe bizneset e vogla. Më tej ai ka shtuar se sfida është shumë e madhe se në rast se ne nuk prodhojmë dot duhet të dalim në treg për të blerë.
“Dimri do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë. Nuk do të jetë i frikshëm, por i vështirë po. Ne duam që ta kapërcejmë dimrin pa kufizime dhe duam që ta kapërcejmë pa prekur çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Ky është një dimër që ka jo vetëm sfidën e rritjes së çmimeve, por edhe sfidën e të panjohurës lidhur me sasinë e energjisë. Shpresojmë që ky dimër të jetë ndryshe nga 3 të tjerët që kaluam.
Hidrocentali i Fierzës në nivelin më të lartë. Sfida është shumë e madhe sepse nëse nuk e prodhojmë dot të gjitha ato që na duhen për nevojat e brendshme, jemi të detyruar të dalin në treg.
Dimri do të jetë një sfidë e madhe dhe ne jemi të vendosur që të kemi të një dimër pa kufizime të detyruara nga pamundësi dhe të kemi një dimër që të mos prekë çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël”, tha Rama.