Kriza energjitike/ Rama nga Dibra: Unë nuk e dua diellin, dua shiun!

Kryeministri Edi Rama nga takimi me operatorët turistik të Dibrës, ka folur për krizën energjitike dhe rritjen e çmimit të enrgjisë elektrike. Kryeministri e nisi fjalën e tij me batuta për diellin e shiun, duke thënë se në këtë periudhë është e nevojshme që të ketë reshje shiu, në mënyrë që Shqipëria mos të importojë energjinë elektrike, për të mos rritur çmimin e energjisë.

“Unë nuk e dua diellin, dua shiun! Nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ikur fare është çmendur komplet. Na duhet shiu, për të mbrojtur me çdo kusht çmimin e energjisë eklektike për familjarët dhe sipërmarrësit,” tha Rama nga Dibra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *