Kriza në Shqipëri, Rama: Kurseni energjinë, mos e trajtoni si mallin e babës

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në shkollën e re “Andrea Stefani”, nga ku bëri thirrje për të ndërgjegjësuar fëmijët për kursimin e energjisë elektrike.

Rama tha se qytetarët shqiptarë duhet të kursejnë energjinë elektrike, për t’i bërë ballë krizës me të cilën po përballet vendi. Ai shtoi se Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka rritur çmimin e energjisë elektrike, e cila do të kushtojë më shtrenjtë për ata që konsumojnë mbi 800 Kw/h. Rama theksoi se nuk duhet ta trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait, se është një mall që ka një vlerë të jashtëzakonshme.

“Duhet të jemi sa më të kursyer për të arritur të përballojmë krizën. Ka pasur një përpjekje apo një dyndje mbase dhe krejt të papërgjegjshme nga të njëjtët burime të keqinformimit, manipulimit të shqetësimit të opinionit sikur medemek do rritet energjia elektrike. Por në fakt nuk do rritet as për familjarët as për bizneset por, do ndryshojë qasja për ata që konsumojnë energji përtej atij kufiri që është kufiri që plotëson të gjitha nevojat normale të një familje për të pasur funksionimin normal.

Janë 96% e familjeve shqiptare që harxhojnë deri në 80 kë/h është një 4% me shtëpi të mëdha, pishina në shtëpi, oborre të mëdha, që janë ata që kanë një konsum shumë intensiv që shkojnë përtej 800 kw/h dhe ajo që është e hatashme është që këta 4% që janë dhe më të pasurit, të kamurit e këtij vendi konsumojë 20% të të gjithë konsumit të familjeve shqiptare. Për ta, e për çdo kw/h që është mbi 800 do ketë çmim real të tregut. S’ka kuptim që shumica dërrmuese e popullit të paguajë për një çmim të mbrojtur për të ndriçuar oborret, fasadat, të mbajnë me ujë të ngrohtë pishinat të atyre që kanë mundësi të paguajnë më shumë.

Çmimi i energjisë nuk do preket as për familjet as për bizneset e vogla deri kur unë këtë s’di ta them shpresoj shumë deri në fund, por kjo do varet shumë dhe nga sa do jemi në gjendje të kursejmë e të mos e trajtojmë energjinë, sikur jemi në mallin e babait, se është një mall që ka një vlerë të jashtëzakonshme e kosto për buxhetin e shtetit”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *