Kriza në Suedi, vendi po zhytet në një recesion të thellë

Ekonomia suedeze do të hyjë në një recesion më të thellë dhe më afatgjatë vitin e ardhshëm sesa ishte parashikuar më parë. Shifrat në letër e tregojnë këtë më se qartë, shkruan Bloomberg.

Produkti i brendshëm bruto i Suedisë pritet të tkurret me 0.7% më 2023, krahasuar me një parashikim të nëntorit që ishte 0.4%, ndërsa inflacioni total parashikohet në 6% vitin e ardhshëm, nga 5.2% sa ishte më parë.

“Unë thashë në tetor se Suedia po shkon drejt një dimri ekonomik dhe ajo që ne shohim tani është se dimri do të duket se do të zvarritet më shumë sesa mendonim”, ka thënë ministrja suedeze e Financave, Elisabeth Svantesson, në një konferencë për shtyp të enjten.

Ekonomia tani po rritet me vetëm 1% më 2024, nga 2% më parë, përpara se të rritet në 2.7% më 2025, parashikon Ministria.

Familjet suedeze janë bërë gjithnjë e më të zymta muajt e fundit, të goditura nga rritja e inflacionit, rritja e kostove të hipotekave dhe çmimet e larta të energjisë elektrike. Niveli i besimit të konsumatorëve ishte afër nivelit më të ulët ndonjëherë në muajin nëntor.

“Është e rëndësishme të thuhet se tani ne nuk po shohim një krizë ekonomike, ne po shohim një krizë energjetike. Shumë individë janë me të vërtetë duke luftuar… por ekonomia në tërësi nuk është”, ka theksuar Svantesson.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *